Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbatimi i mirë i ligjeve në fuqi
English

Zbatimi i mirë i ligjeve në fuqi

Nga Ina Rama

Integrimi gjithnjë e më shumë i Shqipërisë në komunitetin ndërkombëtar, globalizimi i sistemeve tregtare dhe financiare, intensifikimi i tregtisë ndërkombëtare, lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave dhe e pajisjeve, përveç zhvillimeve dhe progresit, krijojnë dhe hapësira e mundësi për aktivitete kriminale në fushën e krimit financiar dhe në veçanti për pastrim parash të siguruara nga aktivitetet kriminale.

Situata ligjore në Shqipëri në fushën e parandalimit, hetimit dhe dënimit të krimit financiar dhe pastrimit të parave është në nivel të kënaqshëm. Ky vlerësim pozitiv i situatës ligjore konstatohet nga organet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, por dhe nga raportet vlerësuese të institucioneve ndërkombëtare si Komitetet MONEYVAL dhe GRECO të Këshillit të Europës. Megjithatë konstatohet se në praktikë ndeshen shumë probleme në kuptimin e këtyre veprave penale, në metodat e hetimit që duhen ndjekur për të mbledhur provat e nevojshme, në koordinimin e punës ndërmjet institucioneve zbatuese të ligjit, apo dhe në mënyrën e paraqitjes së rasteve para gjykatës. Të dhënat statistikore flasin qartë për numër të pakët të rasteve të dënimit penal të personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në këto kushte bëhet gjithnjë dhe më shumë e domosdoshme që organet e zbatimit të ligjit të intensifikojnë luftën kundër këtyre fenomeneve negative, duke i njohur më mirë ato sesi funksionojnë, duke trajnuar personelin e tyre në mënyrë të vazhdueshme, duke përsosur në vazhdimësi strukturat që merren me parandalimin dhe luftën e këtij lloj kriminaliteti, si dhe duke forcuar bashkëpunimin e koordinimin ndërmjet tyre.

një situatë të tillë ligjore dhe praktike ne aplikuam në fillim të vitit 2010 pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri për të përfituar nga fondet e projektit IPA 2009. Duhet theksuar që puna e përbashkët paraprake e përfaqësuesve të institucioneve përfituese shqiptare dhe përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri ka qenë shumë efektive dhe me rëndësi të madhe në përcaktimin e saktë të situatës ligjore dhe praktike në Shqipëri në këtë fushë, si dhe në përcaktimin e nevojave reale që kishin institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit, me qëllim që të shmangnim miratimin dhe zbatimin e një projekti formal, i cili do të shpenzonte fondet e Bashkimit Europian pa efektivitet.

Që në momentet e para u evidentua qartë që problemi që shtrohej për zgjidhje ishte praktik, pra zbatimi sa më i mirë i ligjeve në fuqi, nëpërmjet koordinimit efektiv të të gjitha strukturave që me ligj ishin ngarkuar të parandalonin dhe të ushtronin ndjekjen penale në fushën e krimit financiar dhe pastrimit të parave.

Një komponent i dytë që u vlerësua i domosdoshëm për t’u përfshirë në këtë projekt ishte dhe mbështetja për strukturat që merren me zbatimin e ligjit antimafia. Në Shqipëri nga fillim i vitit 2010 ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet një ligj për sekuestrimin dhe konfiskimin jashtë procesit penal të pasurive që burojnë nga krimi organizuar. Qëllimi është parandalimi dhe goditja ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit përmes konfiskimit të pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale. Konfiskimi civil i pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktivitete kriminale është një koncept i ri në legjislacionin shqiptar, sepse e kthen barrën e provës tek personi, pasuria e të cilit dyshohet se buron nga veprimtaria kriminale. Problemet teorike dhe praktike të shumta që paraqet zbatimi i këtij ligji e bënë të domosdoshme përfshirjen e strukturave që merren me zbatimin e tij në këtë projekt binjakëzimi.

Institucionet shqiptare përfituese të këtij projekti janë Prokuroria (kryesisht Njësitë e Përbashkëta Hetimore), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Pastrimit të Parave), Njësia e Inteligjencës Financiare (FIU) dhe Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AASCA) pranë Ministrisë së Financave.

Duhet ta themi me bindje dhe kënaqësi që objektivat dhe synimet e këtij projekti binjakëzimi janë fryt i punës së përbashkët të institucioneve shqiptare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Përzgjedhja e Institutit Spanjoll për Studime Fiskale dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare Bullgare si partnerë zbatues të këtij projekti jemi të bindur se garanton zbatimin me sukses të tij dhe arritjen e të gjitha objektivave të parashikuara. Ekspertët e përzgjedhur nga partnerët zbatues të projektit rezulton se e kanë të gjithë eksperiencën e nevojshme teorike dhe praktike për të garantuar sukses. Projekti ka filluar të zbatohet që nga muaji mars i këtij viti dhe treguesit e punës për tre-mujorin e parë na bëjnë optimist për të garantuar realizimin e të gjitha objektivave të parashikuara.

Të gjitha institucionet shqiptare përfituese nga ky projekt janë impenjuar në maksimum për zbatimin me sukses të këtij projekti, duke vënë në dispozicion burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale.

Realizimin me sukses të objektivave të këtij projekti e shoh dhe si sfidë ndaj situatës aktuale në Shqipëri. Në momentet e një ngërçi politik dhe problemeve të shumta që po kalon shoqëria jonë institucionet zbatuese të ligjit, të përfshira në këtë projekt, duhet të tregojnë se bashkëpunimi në nivel teknik funksionon, është real dhe mund të përmirësohet duke prodhuar rezultate pozitive dhe në rritje në parandalimin dhe ushtrimin e ndjekjes penale në fushën e krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.

Duke ju garantuar mbështetjen pa rezerva të institucionit të prokurorisë në arritjen e të gjithë objektivave të parashikuara nga projekti i binjakëzimit, ju uroj punë të mbarë dhe suksese.

KOMENTE