Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë, 37 vite pa u larë, me shpresë se do të lindi djalë
English

E rrallë, 37 vite pa u larë, me shpresë se do të lindi djalë

Indi, 24 qershor, NOA – Një burrë në Indi ka thyer një rekord të paimagjinueshëm. Prej 37 vitesh nuk është larë asnjë herë dhe nuk ka qethur flokët. Kailash Singh, 65 vjeç i ka thënë lamtumirë ujit dhe briskut, që prej vitit 1974. Vendimi u mor pas konsultimit me një prift hindu, i cili pas martesës i sugjeroi të mos lahej për t’ju plotësuar dëshira që të kishte një djalë.

Në fakt, Singh e mbajti premtimi që i dha priftit hindu për 37 vite. Gjatë kësaj kohë ka bërë 7 vajza, por asnjë djalë.

65-vjeçari kujdeset çdo ditë për lopët e tij në fshat, në një temperaturë prej rreth 40 gradë celsius. Ndërsa e vetmja metodë për pastrim që përdorë, është ajo që Singh e quan “dushi i zjarrit”. Çdo mbrëmje ulet përballë zjarri dhe ngrohet, ndërsa pi gjatë gjithë kohës duhan për të larguar erën e trupit.

Gruaja e tij thotë se një herë ka tentuar që me forcë ta detyrojë që të lahet. Por ai ka arritur të largohet nga duart që e detyronin të miqësohej me ujin. Vet Kailash Singh deklaron se do të pranonte të lahej vetëm nëse perëndia do t’i sillte një djalë.

a.k/NOA

KOMENTE