Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EWF: Evropiani i 2014-s, Shqipëria në rrugë të mbarë
English

EWF: Evropiani i 2014-s, Shqipëria në rrugë të mbarë

SPECIALE/ Shqipëria, kandidaturë për të organizuar në Tiranë Evropianin e Të Rriturve pas 3 vjetësh. Kasadei: Organizimi i shkëlqyer i Evropianit të Të Rinjve në 2008, plus për ju

Tiranë, 24 Qershor 2011 NOA/ Altin Kodra - Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka hedhur kandidaturën për të organizuar në Tiranë Evropianin e Peshëngritjes për të Rritur në vitin 2014. Për këtë arsye, Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EËF), Antonio Urso, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i organizmit që qeveris peshëngritjen kontinentale, Marino Erkoliano Kasadei, zhvilloi dy ditët e fundit një vizitë në Tiranë, ku u njoh nga afër me ambjentet ku do mund të zhvillohet ky kampionat, Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, si dhe me hotelet ku pritet të akomodohen sportistët që do të marrin pjesë.

Sipas drejtuesve të peshëngritjes evropiane, “në këtë Kampionat Evropian pritet të marin pjesë rreth 250 sportiste dhe rreth 400 persona të tjerë si trajnerë, mjekë dhe personalitete të peshëngritjes, pasi aty ku zhvillohet Evropani zhvillohet edhe Kongresi i Peshëngritjes”. Presidenti Urso dhe Sekretari i Përgjithshëm, Kasadei, të shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, janë pritur në një takim nga Zv/Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Dashnor Bajaziti, i cili shprehu gatishmërinë e tij për të organizuar këtë aktivitet në Tiranë.

“Në muajin shtator do të vendoset se cila kandidaturë do të fitojë për zhvillimin e Evropianit, por Shqipëria ka një histori pozitive pas organizimit të Evropianit për të Rinj në Durrës në vitin 2008 dhe ka shase të mira për të qenë ajo organizatore”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Marino Erkoliano Kasadei, gjatë konferencës për shtyp dhënë të enjten në mjediset e Hotel Tirana International në kryeqytet.

Ndërsa Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, theksoi se kandidatura e Polonisë është rivalja kryesore për Shqipërinë në organizimin e këtij Evropiani. Sipas tij, një pjesë e rëndësishme e këtij kampionti do të jetë edhe prania e televizionit sportiv Eurosport në Shqipëri, i cili do të transmetojë 23 orë live çdo ditë kampionatin Evropian, si dhe do të promovjë vlerat e Shqipërisë gjatë këtij turneu.

“Çdo Federatë dhe sportist do të financojë praninë e tij në këtë Evropian sipas udhëzimeve të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, ndërsa baza teknike e kampionatit do të sigurohet nga Federata Italiane e Peshëngritjes”, tha Ademi, i cili shtoi se, “kandidatura është paraqitur tashmë në bordin e Federatës Evropiane dhe pret vendimin e muajit shtator”. Gjatë konferencës për shtyp, ishte e pranishme edhe drejtorja e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Klodiana Shala, e cila pritet që nëpërmjet organizmit që drejton, të mbështesë organizimin e kësaj veprimtarie.

Ademi: Kampionati Evropian, nga ëndërr, në realitet

“Federata Shqiptare e Peshëngritjes mori iniciativën për të organizuar një tjetër kampionat evropian, - ka deklaruar në konferencën për shtyp Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi. - Nëse në të kaluarën sportistët e kishin ëndërr të merrnin pjesë në një kampionat evropian, sot kemi luksin dhe fatin e mirë për të mirëpritur një event kaq madhor.”

“Natyrisht, organizimi i Evropianit të Të Rriturve do të jetë një sfidë dhe përgjegjësi e madhe, - ka vijuar ai. - Kjo për arsye se minimumi do të marrim pjesë 40 shtete dhe rreth 400 garues nga e gjithë Evropa. Sot ishim të pranishëm te Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Dashnor Bajaziti, të cilit i paraqitëm këtë iniciativë.”

“Gjithashtu, Presidenti Urso dhe Sekretari i Përgjithshëm, Kasadei, inspektuan nga afër edhe ambjentet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ku do të zhvillohen garat si dhe hotelet ku do të akomodohen të gjitha delegacionet, qoftë sportistë, gjyqtarë dhe përfaqësues të fedearatave homologe, presidentë e sekretarë të përgjitshëm, - ka sqaruar Ademi. - Siç është procedura, përveç organzimit të kampionatit, është planifikuar edhe mbajtja e Kongresit të Federatës Evropiane të Peshëngritjes.”

“Sa për mundësinë e miratimit të kandiaturës sonë, unë kam patur mjaft takime të frytshme me anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane, prej të cilëve kam marrë mbështetjen maksimale, sikurse gjatë punimeve të kampionatit në Kazan, - ka siguruar kreu i peshëngritjes shqiptare. - Megjithatë verdikti final do të jepet në muajin shtator në mbledhjen e bordit ekzekutiv që do të mbahet në Budapest.”

“Parashikohet një garë e fortë, pasi kandidatura tjetër në garë për Evropianin është Polonia, - poho Ademi. - Shpresoj se jemi në rrugë të mbarë marrë shkas edhe nga prova e partë e sukseshme me organizimin e Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinj dhe të Reja në qytetin e Durrësit. Ndërkombëtarët kanë mbetur shumë të kënaqur, ndaj dhe jemi optimist në miratimin e kandidaturës sonë. Edhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u shpreh e hapur në mbarëvajtjen e këtij evenimenti, duke qenë se peshëngritja është sport elitar dhe numër një në vendin tonë.”

Kasadei: I urojmë Shqipërisë suksese në shtator

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Marino Erkoliano Kasadei, është shprehur pozitivisht ndaj kandidaturës shqiptare për Evropianin e 2014-s.

“Falënderoj Presidentin Esat Ademi për ftesën e tij për të ardhur në Shqipëri, - deklaroi Kasadei gjatë konferencës për shtyp dhënë të enjten. - Sot kemi patur një takim me Zëvendësministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportve, i cili ka dhënë mbështetjen e tij të plotë.”

“Po kështu, edhe Presidenti Ademi ka shprehur gatishmërinë e tij personale, - vijoi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Peshëngritjes. - Në muajin shtator, në Budapest, Bordi Ekzekutiv do të vendosë përfundimisht për vendin organizator të Kampionatit Evropian, duke qenë se ka edhe kandidatura të tjera.”

“Unë i uroj Shqipërisë suksese dhe, pas kampionatit të parë, atij të Të Rinjve, të zhvilluar në Durrës në 2008-n, ne mendojmë që Shqipërisë t’i jepet mundësia për organizmin edhe të një tjetër Evropiani”, - përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Marino Erkoliano Kasadei.

Precedenti / Shqipëria, vlerësim maksimal për Evropianin e Të Rinjve

Para 3 vjetësh, Shqipëria mirëpriti Kampionati Evropian të Të Rinjve dhe Të Rejave, që u organizua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit dhe ku morën pjesë afro 200 sportistë, trajnerë e zyrtarë nga mbi 30 vende të kontinentit.

Pasi ka provuar në arenën ndërkombëtare se mund të konkurrojë si e barabartë midis të barabartëve në pedanë, duke marrë rregullisht medalje dhe tituj evropianë dhe botërorë, peshëngritja shqiptare tanimë është drejt një hopi cilësor, pasi synon që këtë sukses në aspektin organizativ ta shndërrojë edhe në sukses në aspektin organizativ.

“Sikundër e keni parë, në vitin 2008, Shqipëria e kaloi me nota të shkëlqyera “provimin e parë”, duke organizuar Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rinj dhe Të Reja dhe kjo përvojë e suksesshme na jep shpresë për një organizim po aq të suksesshëm të Evropianit të vitit 2014”, - ka deklaruar Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi.

Në fakt, në lidhje me Evropianin e të Rinjve dhe të Rejave, që u organizua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, drejtuesit e Federatës Evropiane të Peshëngritjes u shprehën me superlativa për nivelin e mikpritjes nga ana e palës shqiptare. Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Peshëngritjes Evropiane, Dr. Antonio Urso, dha notën maksimale për organizimin nga Shqipëria të kësaj veprimtarie.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE