Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjarje shok: Detyrojnë shqiptarin të bëjë seks oral para të burgosurve
English

Ngjarje shok: Detyrojnë shqiptarin të bëjë seks oral para të burgosurve

Skandal në policinë greke: I riu shqiptar 22 vjeçar, detyrohet nga uniformat blu të bëjë skena perverse seksuale përpara dhjetëra të burgosurve. Shfajësimi: Ndryshoi thëniet në Prokurori

Athinë, 24 Qershor 2011 NOA – Ngjarje tronditëse dhe shokuese për mbarë opinionin publik, është ajo që ka ndodhur në kryeqytetin grek Athinë, me viktimë një të ri shqiptar i cili u detyrua të bëjë skena perverse përballë dhjetëra të burgosurish e forcash policore.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, në rajonin policor Menidi në Greqi. Viktimë e skenave perverse ishte një i ri shqiptar, i datëlindjes 1989, emri i të cilit për arsye etike nuk publikohet.

I ndodhur si i ndaluar dhe në pritje për t’u dërguar për proces gjyqësor, 22 vjeçari shqiptar është vendosur në mjediset e paraburgimit të rajonit policor në Menidi (Athinë) prej pak javësh.

Por kurrë nuk ka menduar se do të detyrohej të bënte skena perverse të kërkuara me dhunë nga policët e rajonit.

Në zonën kryesore të mjediseve të paraburgimit, disa policë perversë, kanë nxjerrë të riun shqiptar përballë tyre dhe disa dhjetëra të burgosurve të tjerë, dhe e kanë detyruar të kryejë seks oral virtual.

Ata i kanë futur në gojë një send të qelqtë, të veshur me një prezervativ dhe e kanë detyruar djalin shqiptar që të bëjë lëvizje me gojë të sendit, pikërisht si një seks oral.

Duke mos u ndalur në fantazinë e tyre të pistë, policët e detyronin të riun shqiptar të lëpinte sendin e mbuluar me prezervativ dhe më tej i kanë bllokuar gojën me të.

Skena që ka zgjatur disa minuta, është parë nga rreth 20 të burgosur, kryesisht grekë, por edhe disa emigrantë e disa forca policie, të cilët edhe organizuan shfaqjen e ndyrë.

Pas këtij akti, i riu është rrahur ashpër nga policët që më tej kanë përmbyllur “shfaqjen” duke e mbyllur në një qeli.

Ngjarja është arritur të bëhet publike në sajë të një të burgosuri i cili ka komunikuar një ditë më pas me avokatin. Ngjarja u denoncua në një televizion të vogël lokal, i cili mbajti qëndrim kritik ndaj veprimeve shokuese të policëve.

Lidhur me këtë veprim, kanë reaguar autoritetet policore greke. Ata kanë marrë në pyetje policët e përfshirë në ngjarje dhe kanë zbardhur se të dyshuarit e kishin kryer aktin pervers në shenjë shpagimi dhe shembulli ndaj të tjerëve.

Sipas tyre, i paraburgosuri shqiptar kishte ndryshuar thëniet e tij lidhur me një vepër penale për të cilën akuzohej, vjedhje farmacie, duke deklaruar në prokurori, të dhëna të ndryshme me ato të deponuara pranë rajonit të tyre policor.

n.s/NOA

KOMENTE