English

Roberto Carlos kërcënon me dorëheqje nga futbolli

Brazil, 24 Qershor NOA - Në lidhje me episodin e mbrëmjes së mërkurë, ku një tifoz i Samara qëlloi me banane Roberto Carlos gjatë ndeshjes me Azhni, braziliani kërcënoi me dorëheqje nga sporti i futbollit.

“Braktisa fushën e lojës pasi nuk kisha asnjë dëshirë për të vazhduar lojën në atë mënyrë”, - deklaroi 38-vjeçari ish futbollist i Realit të Madridit për Sport Express.

Federata e Futbollit në Rusi ka marrë vendimin për të gjykuar tifozët dhe për të marrë një dënim për klubin, pasi xhesti është konsideruar si shfaqje racizmi në drejtim të lojtarit.

r.b/NOA

KOMENTE