Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritet rreziku për sëmundjet seksuale
English

Rritet rreziku për sëmundjet seksuale

Itali, 24 Qershor NOA - Sipas një raporti të parë të qendrës Evropiane të kontrollit të sëmundjeve ECDC, që ka mbledhur të dhënat e dhjetë viteve të fundit në lidhje me sëmundjet e transmetueshme seksuale, është bërë e ditur se në kontinentin tonë ato janë gjithnjë e në rritje.

Është për tu theksuar se diçka e tillë asnjëherë nuk është bërë shumë publike, madje dhe fushatat publiciatre për përdorimin e mjeteve mbrojtëse nuk ekzistojnë më.

Duhet thënë se nuk flitet më për sifiliz, klamidia, gonorre apo hepatite, por ajo çka shqetëson më shumë se tani janë akoma dhe më të pranishme.

Bëhet fjalë për një rritje konstante në dhjetë vitet e fundit, që ka çuar në një dyfishim të saj nga 143 në 332, në çdo 100 mijë banorë.

Sëmundja më e përhapur është klamidia (33%), ndërsa regjistrohet një rënie për gonorre dhe sfilitën.

Personat më të prekur janë femrat (60% de rasteve) dhe të rinjtë mes moshës 15 dhe 24-vjeçare.

Duhet theksuar se ajo çka është më shqetësuese, është se në vitet në vazhdim numri i sëmundjeve seksuale të transmetueshme do të jetë në rritje të vazhdueshme dhe në përmasa të frikshme.

r.b/NOA

KOMENTE