Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekretari i Mbrojtjes: SHBA po e humb superioritetin në botë
English

Sekretari i Mbrojtjes: SHBA po e humb superioritetin në botë

Në momentin kur Robert Gates po përgatitet që të largohet nga funksioni i sekretarit amerikan të mbrojtjes, ai tërheq vërejtjen: Amerika po e humbë këmbëngulësinë e saj dhe mbizotërimin në arenën ndërkombëtare. Gates, i cili do të zëvendësohet nga shefi i CIA-s, Leon Panetta, është lavdëruar nga të dy partitë për rivendosjen e moralit në Pentagon dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Kongresin

Nga John Barry & Tara McKelvey

Në bordin e aeroplanit të Pentagonit, në udhëtimin e tij të fundit si sekretar amerikan i mbrojtjes, Robert Gates ndalet një moment, për të shikuar përtej horizontit amerikan-dhe parashikimi i tij është mjaft i zymtë: SHBA-ja po rrezikon që të humbë mbizotërimin e saj në arenën ndërkombëtare. “Tërë jetën time si i rritur e kam kaluar me SHBA-në si superfuqi, me një vend i cili nuk ka ngurruar dhe nuk ka menduar se sa do të shpenzojë, për të ruajtur këtë pozitë”, rrëfen ai, i ulur në dhomën për konferenca të aeroplanit. “Nuk është dashur të shikoj përtej shpatullave, ngase ekonomia ishte e fuqishme. Por tani kemi një kohë tjetër. T‘iu them të vërtetën, është kjo një nga arsyet e shumta se pse ka ardhur koha që unë të tërhiqem, ngase thënë sinqerisht, nuk mund të paramendoj të jem pjesë e një kombi, e një qeverie, e cila është e detyruar që të reduktojë në mënyrë dramatike angazhimin tonë në pjesën tjetër të botës”, thotë Gates. Një deklaratë e këtillë-e pazakonshme për udhëheqësin e forcave më të fuqishme të armatosura në botë-mund ta bëjë administratën të lëndueshme kundrejt akuzave se ajo nuk beson në veçantinë e Amerikës, një hapje kjo të cilën republikanët tashmë po tentojnë ta shfrytëzojnë. Por aktualisht, Gates është më pak i brengosur për betejën politike dhe është më i përqendruar në trashëgiminë e funksionit të tij, të shërbimit të tij, i cili shtrihet në dy administrata, atë të George Bushit dhe të Barack Obamës. Ai është i vendosur që të përcaktojë trashëgiminë e tij si shef i Pentagonit. “Kongresi është në të gjitha anët. Dhe republikanët janë një shembull i përkryer për këtë. Mendoj, keni fajkoit e buxhetit, e keni edhe fajkoit e mbrojtjes dhe atë brenda të njëjtës parti. Dhe për këtë arsye mendoj se konsensus për një rol në botë”, thotë ai. Gates, i cili do të zëvendësohet nga shefi i CIA-s, Leon Panetta, është lavdëruar nga të dy partitë për rivendosjen e moralit në Pentagon dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Kongresin, i cili nuk i ka besuar aq shumë departamentit të mbrojtjes, gjatë kohës sa udhëhiqej nga Donald Ramsfeld. Pasi ka shërbyer në dy administrata, Gates është lavdëruar edhe për stabilizimin e Irakut, edhe përkundër faktit se dy vendimet kryesore-shtimi i numrit të ushtarëve dhe emërimi i gjeneralit David Petraeus, si mbikëqyrës i strategjisë-u morën para emërimit të Gatesit. Petraeus thotë se Gates e ka ditur se kontributi i tij i vërtetë ishte që të blejë kohë në Ëashington, në mënyrë që strategjia të kishte sukses. “Fushëbeteja juaj është Iraku. Fushëbeteja ime është Ëashingtoni”, kujton Petraus t’i ketë thënë Gates. Gates pranon se nganjëherë ka qenë në anën e gabuar të çështjes. Për shembull, ai kishte ngurruar që të shfrytëzojë forcat tokësore për të vrarë Osama Bin Ladenin, duke argumentuar se presidenti Obama duhet të angazhohet për sulme ajrore. Por Obama e kundërshtoi Gatesin dhe mbështeti ata, të cilët kërkuan angazhimin e njësisë Navy Seal, e cila i siguroi SHBA-së fitoren më të madhe kundër terrorizmit gjatë dekadës së fundit. Kur Gates mori përsipër drejtimin e Pentagonit, në dhjetor të vitit 2006, ai më shpejtësi demonstroi aftësitë e tij diplomatike dhe politike, të cilat i kishte gdhendur gjatë punës së tij në komunitetin e inteligjencës, duke u ngjitur madje edhe deri në funksionin e drejtorit të CIA-s. Merrni për shembull vendimin e tij, për të “joshur” Hillary Clintonin, pas emërimit të saj për sekretare të shtetit. Si një nga pjesëtarët e mbetur të administratës Bush në administratën Obama, Gates ishte i vetëdijshëm për tendosjet mes State Departamentit dhe atij të mbrojtjes, të cilat u nxitën për shkak të luftës në Irak. Ai e ftoi Clintonin në zyrën e tij në Pentagon. “Thjeshtë i thashë, duke u mbështetur në përvojën time, se funksionimi i administratës do të varët shumë nga bashkëpunimi mes nesh. Nëse kemi marrëdhënie të mira, porosia do të përhapet në radhët e burokracisë. Ajo e kuptoj në tërësi”, kujton Gates. Dhe kjo strategji funksionoi. Por gjatë shërbimit të tij, Gates është përballur edhe me momente të vështira. Para tri viteve, ai e refuzoi kërkesën e gjeneralit David McKiernan, komandantin e tij atëbotë më të lartë në Afganistan, për më shumë ushtarë, ngase McKiernan ishte i mendimit se nuk kishte burime të mjaftueshme. Gates e mbajti këtë qëndrim deri në vitin 2009, kur edhe ai kërkoi shtimin e numrit të ushtarëve. Gates pranon se ka ngjashmëri historike me Luftën në Vietnam. “Ekziston një paralele, për të cilën mendoj se është e saktë, se kemi hyrë shumë vonë në lojë me strategjinë dhe burimet e duhura. Mendoj se presidenti Obama përzgjodhi strategjinë dhe burimet e drejta për Afganistanin-por tetë vjet më vonë”, nënvizon Gates.

* "Newsweek"

KOMENTE