Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Çekia ndikim për integrimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës
English

Thaçi: Çekia ndikim për integrimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 24 qershor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme priti në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh edhe ministrin e Jashtëm të Çekisë, Karel Shvarcenberg.

Pas falenderimeve për angazhimin në proceset integruese të Kosovës, kryeministri Thaçi ka kërkuar nga Shvarcenberg që qeveria çeke të ushtrojë ndikimin e vet të rëndësishëm te shtetet anëtare të Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë në një periudhë sa më të afërt.

Më tej gjatë takimit ai u ndal edhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ku sërish ka kërkuar mbështetjen e Çekisë që edhe ky proces të përshpejtohet.

Nga ana e tij, Shvarcenberg theksoi se Qeveria e Çekisë do të vazhdojë të jetë edhe më aktive në funksion të mbështetjes së procesit të integrimit europian të Kosovës dhe të procesit të njohjeve të reja për Kosovën.

Në vijim Shvarcenberg i bëri të ditur kryeministrit Thaçi se së shpejti Çekia do të marrë kryesimin e Forumit të Vishegradit dhe edhe përmes këtij mekanizmi do të ushtrojë ndikimin e vet që shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më shpejtë.

Në mbyllje të takimit ai e siguroi kryeministrin Thaçi se qeveria çeke do të afirmojë arritjet e vendit dhe do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e përshpejtimit të procesit të integrimit europian të Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE