English

Origjina e gurëve “të çuditshëm”, studimi i rrallë për Stonhexh

Angli, 25 qershor 2011 NOA- Shkencëtarët në Uells të Britanisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së misterit të gurëve të famshëm të vendosur në formë qarku dhe të njohur me emrin Stonhenxh. Nëpërmjet teknologjive të reja, ata kanë provuar me precizion origjinën e disa prej gurëve të këtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikëpyetjes tjetër të madhe: si u transportuan këta gurë dhe si u vendosën ata në formën e rrethit.

Stonhenxh është një monument antik që ngrihet madhështor në Pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. Se ku u morrën këta gurë dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para Erës së Re, origjina dhe qëllimi i tyre mbeten temë debati në gjithë botën.

Në Muzeumin Kombëtar të Uellsit në Kardif po bëhen disa ekzaminime që mund të ndihmojnë zgjidhjen e këtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000 vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurëve, tashmë është e njohur.

"Stonhenxhi është i përbërë nga një qark i jashtëm, një i brendshëm dhe një patkua brenda tij. Gurët e qarkut të jashtëm janë nga zona e Stonhenxhit, Pllaja Sallsberi".

Në vitet 1920, shkencëtarët studiuan origjinën e gurëve të tjerë, të njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga një zonë e papërcaktuar e Kodrave Presli në Pembrokshajër të Uellsit Perëndimor, 240 kilometra nga Stonhenxhi. Mbetet ende e paqartë se si janë transportuar këta gurrë kaq të rëndë, nga një distancë kaq e madhe, në periudhën e qytetërimit antik.

"Këta gurrë që formjnë qarkun e brendshëm dhe patkuan, Blustons, peshojnë dy deri në tre tonë. Edhe këta janë gurrë shumë të mëdhnj për t’u transportuar nëpër zonat rurale, nëse janë lëvizur nga njerëzit”.

Mendohet se gurrët janë transportuar nëpërmjet një rruge tjetër prej 16 kilometrash në perëndim deri në bregdetin e Uellsit dhe prej andej në Pllajën Sallsberi në Angli. Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologët. Këto zbulime të reja i sjellin njerëzit e mahnitur nga ndërtimi i Stonhenxhit, një hap më pranë zbërthimit të misterit të tyre.

a.q/NOA/ VOA

KOMENTE