Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plani i shpëtimit të Greqisë, të hënën shkon për votë në parlament
English

Plani i shpëtimit të Greqisë, të hënën shkon për votë në parlament

Athinë, 26 qershor 2011, NOA - Pas votëbesimit një javë më parë, qeveria e riformatuar e kryeministrit grek Jorgo Papandreu do të çojë nesër në parlament programin afatmesëm të daljes nga kriza, i cili duhet të marrë miratimin e shumicës së deputetëve për t’i lejuar kështu Greqisë lëvrimin e këstit të 5-të të kredisë nga vendet e eurozonës.

Megjithë numrat në favor të tij, kryeministri grek i druhet një çarjeje në grupin parlamentar, nga i cili kanë deklaruar qëndrimin kundër 3 deputetë.

një përpjekje për t’i bindur, ministri i sapozgjedhur i Ekonomisë, Evangelos Venizelos u është drejtuar duke u thënë se “nëse votojnë kundër Greqia rrezikon të humbasë kredinë disa miliardë euro”.

Votimi në parlament i programit afatmesëm pritet të shoqërohet me protesta në sheshin para godinës së parlamentit.

Dhjetra shoqata dhe grupe sindikalistësh kanë paralajmëruar një tubim që do të kundërshtojë programin e daljes nga kriza.

Po ashtu është lajmëruar edhe një grevë 48 orëshe në disa sektorë publikë dhe privatë. Programi i ri afatmesëm i shpëtimit të Greqisë parashikon masa të ashpra shtrënguese në paga dhe pensione si dhe shkurtime drastike në shpenzimet publike.

mit/NOA

KOMENTE