Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthen çisterna me solar, zjarr në fabrikën e tullave në Maminas
English

Shpërthen çisterna me solar, zjarr në fabrikën e tullave në Maminas

Durrës, 26 qershor 2011, NOA – Shpërthimi i një çisterne me solar që përdorej për prodhimin e tullave ka provokuar përhapjen e një vatre të madhe zjarri në një fabrikë tullash në fshatin Maminas të qytetit të Durrësit.

Fabrika e tullave është përfshirë nga flakët e fuqishme të zjarrit rreth orës 14:00 të së dielës.

Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll pas rreth 20 minutash pas punës intensive të punonjësve të zjarrfikëseve nga Tirana dhe Durrësi.

Sipas ekspertëve në vendngjarje, shkak për zjarrin është bërë një çisternë me solar, e cila përdorej për prodhimin e tullave.

Nga të dhënat paraprake hetimore zjarri është provokuar nga një shkëndijë elektrike e rënë në çisternën me solar, duke bërë që flakët të përhapen në një sipërfaqe prej 50 metrash katrorë.

Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Zjarri i rënë ka dëmtuar një pjesë të fasadës së godinës prej xhami si dhe ka shpërthyer makineritë e furrave gjatë procesit të punës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Flakët e zjarrit kanë vënë në alarm banorët e zonës, të cilët bënë me dije se në vendin ku ra zjarri nuk kishte punonjës të fabrikës.

mit/NOA

KOMENTE