English

Veljanovski u rizgjodh kryetar i Parlamentit

Shkup, 26 qershor, NOA - Kryetari i Parlamentit është zgjidhur Trajko Veljanovski, i cili deri tani ka ushtruar të njëjtën detyrë. Trajko Veljanovski u rizgjodh mbrëmjen e djeshme kryetar i Parlamentit të Maqedonisë në seancën e parë konstituive të përbërjes së re parlamentare. andidati i VMRO-DPMNE mori 70 vota, 47 kundër dhe dy deputetë të përmbajtur. Maxhoranca e re përbën 71 deputetë të VMRO-DPMNE dhe BDI.

Veljanovski u rizgjodh sërish në këtë detyrë dhe se premtoi pavarësi në udhëheqjen e legjislativit si dhe kërkoi përgjegjësi nga të gjithë të zgjedhurit e popullit, që ata të gjithë interesat shtetërore ti vendosin mbi ato politike. Partitë e opozitës kanë kritikuar rizgjedhjen e Veljanovskit, duke e vlerësuar si një dorë të zgjatur të maxhorancës dhe një ish-kryetar që nuk ka ditur të menaxhoj punët e këtij institucioni, duke shmangur debatin, dialogun politik dhe rolin e opozitës.

Rizgjedhja e Veljanovskit përfundimisht zbardhi një nga pikat e marrëveshjes midis VMRO-DPMNE dhe BDI për koalicionin, ku ditë më parë theksohej se ky post do ti takonte BDI-së. NOA/INA

KOMENTE