English

Arrestohet 60-vjeçari, mbante armë e municione pa leje

Shkodër, 27 qershor 2011, NOA – Një 60-vjeçar nga Shkodra është arrestuar për trafikim armësh dhe municioni.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër bëri me dije se blutë e qarkut arrestuan Lekë Doçin nga fshati Shtoj i Vjetër, Komuna Rrethina në Shkodër.

Arrestimi i Lekë Doçit u krye për shkak se në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me 8 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

mit/NOA

KOMENTE