Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gedafi do të arrestohet, Gjykata lëshon urdhërin
English

Gedafi do të arrestohet, Gjykata lëshon urdhërin

Libi, 27 qershor 2011 NOA-Gjykata Ndërkombëtare Penale vendosi të lëshojë urdhërarresti për kreun e shtetit të Libisë, Muammar al-Gaddafi. Kryeprokurori Luis Moreno-Ocampo akuzon Gaddafin për krime kundër njerëzimit. Ai ka urdhëruar personalisht sulmet kundër civilëve, tha Moreno-Ocampo, i cili ka kërkuar lëshimin e urdhërarrestit edhe për djalin e Gaddafi-t, Saif el Islam dhe kreun e shërbimit sekret libian. Lidhur me vendimin, Fadi al Abdallah nga zyra e shtypit të Gjykatës Penale u shpreh: " Bëhet fjalë për një urdhërarrest, i cili nuk është as mjet politik dhe as ndonjë lloj mjeti tjetër presioni. Është thjesht një vendim juridik, i cili nuk ka lidhje me politikën aktuale. Përsa i përket kohës, pse tani jo më më parë, kjo lidhet thjesht me punën e mirë të gjykatësve, të cilët kanë marrë kohën që iu është dashur, për të verifikuar provat, që iu janë paraqitur."

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerëelle ka përshëndetur urdhërarrestin e lëshuar kundër pushtembajtësit libian, Muammar al Gaddafi. Në Berlin ai tha se vendimi është një sinjal i qartë se diktatorët dhe dorasit e tyre nuk qëndrojnë jashtë ligjit. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen bëri fjalë në Bruksel për një izolim gjithnjë e më të dukshëm të regjimit në Tripoli. Ministri i Jashtëm britanik, Wliam Hague kërkoi nga të besuarit e Gaddafit, ta braktisin atë ose të dalin para drejtësisë. Në qendrën e kryengritësve, Bengasi, vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare u prit me brohorima dhe të shtëna gëzimi.

a.q/NOA/DW

KOMENTE