English

Fundi i trishtë i 15-vjeçarit, bie dhe vdes në gropë inertesh

Fier, 28 qershor 2011 – Vdekja ka ardhur frikshëm dhe papritur për një djalë vetëm 15 vjeçar i cili të vetmin faj që kishte ishte se donte të luante me shokët.

një moment humbje ekuilibri, i vogli ka rënë në një gropë që ishte hapur nga disa njerëz për të nxjerrë lëndë inerte (rërë) dhe aty ka gjetur fundin tragjik.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12.45 të ditës së sotme në vendin e quajtur Fushë-Hekal te rrethit Mallakastër.

K.M, 15 vjeç, banues në fshatin Kashë të rrethit Mallakastër, bashkë me disa shokë kishin shkuar paradite buzë lumit Vjosë dhe atje po luanin.

Por loja rezultoi fatale pasi vogëlushi ra në një gropë të thellë rreth 4-5 metra të krijuar për marrjen e inerteve. Atje, 15-vjeçari është mbytur pa mundur t’i shpëtohet jeta.

Me marrjen e njoftimit në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe specialistë të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Fier, për kryerjen e veprimeve hetimore.

Policia nuk sqaroi nëse do të hetohet a janë respektuar normativat ligjore në ngritjen e gropës për inerte që pasoi vdekjen e të miturit.

e.t/NOA

KOMENTE