English

Një burrë gjen vdekjen në Gjakovë, policia: Faji ishte i vëllait

Gjakovë, 28 Qershor 2011 NOA – Pakujdesia e vëllait dyshohet se ishte shkak për vdekjen e një burri në Gjakovë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dujak në një familje egjiptiane. Burime policore thanë se viktima ka qenë duke hapur një pus dhe gjatë pastrimit me në motor ka pasur kontakt me rrymën elektrike.

Në këtë situatë, viktima është goditur nga rryma duke pësuar plagë serioze. Edhe pse është dërguar në emergjencë ndihma mjekësore nuk ka vlejtur dhe nga mjeku kujdestar veçse është konfirmuar vdekja e tij.

Duke hetuar rreth incidentit, policia tha se ai erdhi nga pakujdesia e vëllait te viktimës i cili e ka futur në rrymë elektrike pompën për pastrimin e ujit ku me këtë rast ka pasur kontakt të rrymës. Policia tha se me urdhër te prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve por gjithsesi rasti gjendet nën hetime.

a.b/NOA

KOMENTE