English

Pas Boas gati çmenduritë e merkatos tek Chelsea

Londër, 28 Qershor NOA - Chelsea do të vazhdojë në planin e saj të merkatos duke shpenzuar shifra të “çmendura”.

Shtypi anglez nuk ka dyshime në faktin se pas mbërritjes së Villas Boas, do të jenë protagonistët absolutë të merkatos dhe goditja e parë do të jetë e dyfishtë.

Roman Abramovich është shprehur i gatshëm se do të ofrojë jo më pak se 70 milionë euro për të marrë nga Tottenham si Luka Modric ashtu dhe Gareth Bale.

Kroati ka dalë hapur duke deklaruar se dëshira e tij është ajo që të transferohet tek “Blutë e Londrës”.

Për sa i përket krahut të majtë Chelsea ka hedhur sytë nga Arda Turan, 24-vjeç nga Galataray dhe vlerësohet rreth shifrës së 20 milionë eurove.

r.b/NOA

KOMENTE