Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë, i shoqi lidhet me një tjetër grua dhe keqtrajton bashkëshorten
English

Prishtinë, i shoqi lidhet me një tjetër grua dhe keqtrajton bashkëshorten

Prishtinë, 28 Qershor 2011 NOA – Dhe telashet nuk kanë të sosur për një grua në Prishtinë. Ndërsa vuante faktin se i shoqi edhe pse nën kurorë martesore, shkonte më një grua tjetër, është përballur dhe me dhunë psikologjike dhe fizike prej tij.

Për më tepër, bashkëshorti që kur u lidhën në martesë, si gjithë çiftet e tjera premtoi besnikëri deri në fund të jetës, e kërcënon pareshtur se do t’i marrë fëmijën.

Në këtë gjendje, duke mos duruar dot më dhunën e herëpashershme, gruaja shqiptare që banon në rrugën “Rr. Ndue Prleshi” në qytetin Prishtinë ka denoncuar të shoqin.

Burime policore i thanë agjencisë NOA se e dëmtuara ka raportuar se bashkëshorti i saj i cili bashkëjeton me një grua tjetër, vazhdimisht e sulmon fizikisht dhe keqtrajton psiqikisht duke e kërcënuar se do ta largojë nga fëmija.

Në përpjekje për të rehabilituar gruan e vuajtur, organet policore i kanë ofruar trajtim psikologjik dhe mjekësor.

Ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar nën akuzën e kanosjes dhe me urdhër të Prokurorit dërgohet në paraburgim.

a.b/NOA

KOMENTE