English

Celebrohet e para martesë gay në Brazil

San Paolo, 29 qershor 2011, NOA – Në provincën Jacareì të qytetit San Paolo në Brazil është celebruar e para martesë gay në këtë shtet amerikano-latin.

Të sapomartuarit janë një parukier dhe një tregtar.

Lidhja me martesë mes Sergio Kauffman dhe Luiz André Moresi u celebrua në zyrën e një noteri, ku dy të dashuruarit që ishin lidhur bashkë prej 8 vitesh morën me vete si dokument edhe çertifikatën e martesës.

Të sapomartuarit homoseksualë gjatë celebrimit të lidhjes së tyre të dashurisë këmbyen unazat e martesës, hapën një shishe shampanjë dhe u puthën mes duartrokitjeve të punonjësve të noterisë dhe klientëve që prisnin jashtë.

mit/NOA

KOMENTE