Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja e lirë, Haxhinasto: Prioriteti ynë, pajisja me karta biometrike
English

Lëvizja e lirë, Haxhinasto: Prioriteti ynë, pajisja me karta biometrike

Budva, 29 qershor 2011 NOA- Lëvizja vetëm me karta identiteti biometrike në vendet e rajonit, mbetet një prioritet i Shqipërisë. Këtë e ka deklaruar Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, mbajtur në Mal të Zi. Kryedoplomati shqiptar nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aktor aktiv në realizimin e axhendave të përbashkëta të integrimit Europian. Sipas tij, objektivat përputhen plotësisht me ato të integrimit europian, proces ku janë angazhuar gjithë vendet e rajonit . Më tej, ai tha se për zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë nevojitet pjesëmarrja e të gjithë vendeve të rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën. Në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, ai nënvizoi se levizja e lirë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, vetëm me karta identiteti biometrike në vendet e rajonit, mbetet një prioritet i Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal.

Ministri shqiptar u shpreh se Ballkani Perendimor, ndodhet në një fazë të rëndësishme drejt integrimit europian, duke njohur njëkohësisht transformime pozitive, por shtoi se ky proces bashkëpunimi dhe integrimi, duhet të jetë gjithëpërfshirës, si një vlerë e rëndësishme e kësaj nisme rajonale dhe e gjithë bashkëpunimit rajonal. a.q/NOA

KOMENTE