English

Bacon, shitet në Londër për 20 milionë euro

Londër, 30 Qershor NOA - Një pikturë e madhe e punuar me bojëra vaji nga Francis Bacon është shitur në një ankand në Christie’s në Londër për 18 milionë sterlina (rreth 20 milionë euro).

Kjo pikturë, me titull “Studim për një Portret”, është realizuar nga piktori irlandez në vitin 1953 dhe paraqet një person në xhaketë e krevatë, të ulur në një kolltuk. Ka qenë një koleksionist anonim që ka blerë këtë vepër – gjithmonë e sigurt në “duar” private – duke paguar një shifër prej 7 milionë sterlina më shumë se sa vlerësimi fillestar i Christie’s.

r.b/NOA

KOMENTE