Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, katastrofa u shmang, njëherë për njëherë
English

Greqi, katastrofa u shmang, njëherë për njëherë

E mërkurë, 30 qershor 2011, NOA- Nën trysninë e BE-së dhe me gjithë protestat masive në Athinë, deputetët grekë miratuan të mërkurën kursime të tjera në shumë miliardëshe. Vendi mund të shpresojë tani në ndihma të tjera financiare.

Lehtësim për kryeministrin grek Jorgos Papandreu dhe qeverinë e tij. Parlamenti në Athinë miratoi paketën e kontestuar të kursimeve. Kryetari i parlamentit Filippos Petsalnikos, bëri të ditur rezultatin e votimit në orën 4:15 pasdite, sipas orës lokale.

155 vota pro, 138 vota kundër, dy abstenime. Vetëm një deputet i grupit parlamentar të partisë socialdemokrate greke PASOK votoi kundër ligjit të kursimeve, në këmbim një deputete të konservatorëve opozitarë votoi pro. Me miratimin e paketës nga parlamenti është hapur rruga për ndihma të tjera miliardëshe nga BE dhe FMN. Të dy kishin njoftuar se kësti i radhës i kredisë ndërkombëtare për Greqinë, do të paguhej vetëm pas miratimit të paketës nga parlamenti.

Nuk ka plan "B" për Greqinë

Në debatin përfundimtar përpara votimit u dhanë edhe njëherë argumentet tashmë të njohura të palëve. Kryeministri Papandreu paralajmëroi sërish për rrezikun e një falimentimi shtetëror:

“Nuk ekziston asnjë plan B për Greqinë. Ose të paktën asnjë plan që të ishte pozitiv për vendin tonë. Nëse sot vendosim që vendi ynë të rrënohet, atëherë BE nuk do të na shpëtojë ne por vetveten. Dhe pastaj tek ne vjen përmbarimi”.

Konservatorët e partisë opozitare Nea Dimokratia (ND) ashtu siç pritej i thanë jo paketës së kursimeve. Kryetari i partisë Samaras paralajmëroi se paketa e kursimeve do të bëjë që ekonomia greke të rrënohet përfundimisht.

Ligji për kursimet mund të hyjë në fuqi vetëm pas një votimi të dytë të enjten.

Parlamentarët grekë duhet të miratojnë një të ashtuquajtur "ligj zbatimi" për programin e kursimeve. Edhe këtu pritet që ligjit të kalojë me shumicën e deputetëve të PASOK-ut.

Hap i rëndësishëm për shmangien e falimentimit

BE përshëndeti miratimin nga parlamenti grek të paketës së kursimeve të qeverisë në Athinë. Kështu vendi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të domosdoshëm të buxhetit dhe reformave ekonomike, deklaruan në Bruksel presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso dhe presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy. Përfaqësuesit e popullit grek kanë përmbushur përgjegjësinë e tyre kombëtare, deklaruan Barroso dhe Van Rompuy. Edhe qeveria gjermane e përshëndeti miratimin e paketës së kursimeve në Athinë.

Shkurtime të dhimbshme për grekët

Muajt dhe vitet e ardhshme grekët i presin shkurtime të dhimbshme. Paketa e kursimeve ka një volum prej 78 miliardë eurosh, për një popullsi prej vetëm 11 milionë banorësh. Do të rriten taksa për makinat dhe ajo për gazin natyror. Edhe ngrënia në restorant do të shtrenjtohet për shkak të rritjes së TVSH.

Nga të gjitha të ardhurat më të larta se 1000 euro në muaj do të mbahet në të ardhmen një taksë solidariteti për krizën. Në administratë në të ardhmen do të merret në punë një nëpunës i ri vetëm pasi të kenë dalë në pension dhjetë të tjerë.

Qeveria greke do të privatizojë edhe prona shtetërore në vlerë prej 50 miliardë eurosh, toka, dhe aksione të shtetit në kompani të ndryshme. Kështu qeveria greke do të shesë pjesën e saj prej 16% në kompaninë e telefonisë OTE. 10 % do të blihen nga Telekomi Gjerman. Shumë punonjës të OTE-s druhen se do të humbasin vendin e punës. Për këtë shkak ata janë bashkuar me protestuesit e shumtë, që demonstrojnë prej ditësh kundër masave të qeverisë:

“Telekomi Gjerman në të gjitha kompanitë që ka blerë në Ballkan ka pushuar njerëz nga puna. Prandaj kemi ardhur sot nga Selaniku për të protestuar" - thotë njëri prej demonstruesve.

DW/NOA

KOMENTE