English

LeBeouf pohon flirtin me Megan Fox

SHBA, 30 Qershor NOA - Disa herë një xhest vlen më shumë se një mijë fjalë.

Kështu, për të dhënë konfirmimin e flirtit me Megan Fox, Shia LaBeouf ka preferuar të pohojë gjithçka,

I “bezdisur” nga pyetjet e shumta të gazetarëve të “Details Magazine” aktori nuk mundi të rezistonte dot dhe nuk mohoi flirtin me aktoren seksi në setin e xhirimeve të Transformers.

“Mes nesh ekzistonte një kimi”, - deklaroi ai.

Në film, ashtu si në jetë, të dy aktorët janë përshkuar nga një pasioni i madh: “Koha që kam kaluar me Megan ka qenë diçka e jona dhe mendoj se kimia që ekzistonte mes nesh dallohet dhe në ekran”, - tregoi aktori.

r.b/NOA

KOMENTE