English

Studimi- Që 3 muajsh bebet provojnë emocione

E enjte, 30 qershor 2011, NOA- Bebet në momentin që arrijnë moshën 3 mujore janë në gjendje të kuptojnë emocionet e ardhura nga zëri apo nga tinguj karakteristik të njeriut por i perceptojnë në tinguj të mërzitshëm, në rast një bisede me tone të acaruar duke i mbërritur si formë kolle.

Ndërkaq po nga ky studim rezulton se kur fëmija ndjen të qeshura apo harmoni në ambientin përreth, instinktivisht lëshon tinguj dhe i shfaqet buzëqeshja në fytyrë.

Që truri i të sapolindurit është që tashmë kaq i zhvilluar në një moshë fare të vogël ishte një surprizë, u shpreh studiuesja londineze Evelyne Mercure, e cila ishte edhe drejtuesja e studimit.

Studiuesja e shpjegon këtë fenomen duke thënë se një zonë e trurit të njeriut ashtu siç funksionon me të rriturit është e lidhur drejtpërdrejt me përpunimin e zërave dhe të përmbajtjes së tyre emotive.

a.y/NOA

KOMENTE