Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi i A5, Haxhinasto: Do të dërgojmë trupa shtesë në Afganistan
English

Takimi i A5, Haxhinasto: Do të dërgojmë trupa shtesë në Afganistan

Budva, 30 qershor 2011 NOA- Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në takimin e Kartës së Adriatikut, mbajtur në Mal të Zi siguroi se Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Afganistan.

Në takim mori pjesë për herë të parë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z. Anders Fogh Rasmussen. Ndërsa i pranishëm ishte edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z Enver Hoxhaj, si dhe përfaqësues të SHBA-së dhe Sllovenisë. Diskutimet në takim u përqëndruan mbi integrimin Euro-Atlantik të Evropës Juglindore si edhe kontributin e vendeve të A5 në operacionin e NATO-s në Afganistan.

Duke përshëndetur arritjet e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinës në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancë, Ministri Haxhinasto shprehu keqardhjen që Serbia, nuk iu përgjigj ftesës për të marrë pjesë në këtë takim.

Haxhinasto shprehu angazhimin e Shqipërisë për të vazhduar kontributin në Afganistan, duke iu bashkuar edhe iniciativës mbi Shkollën e Policisë në Kabul. “Gjithashtu -theksoi ai- Shqipëria do të shtojë numrin e trupave në Afganistan, si një shprehje tjetër e angazhimit të vendit tonë në drejtim të paqes globale.”

Në përfundim të Takimit vendet anëtare të Kartës së Adriatikut miratuan një Deklaratë të Përbashkët, ku vlerësojnë rolin e rëndësishëm që Karta e Adriatikut luan në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, si dhe konfirmuan angazhimin që vendet e A-5 të punojnë së bashku për integrimin Euro-Atlantik të gjithë vendeve të Evropës Juglindore.

a.q/NOA

KOMENTE