English

Jo bisedime me Serbinë, por vetëvendosje për Kosovën

Vera Dushi & Qëndrim Bajrami*

Sikur të mos mjaftonte demi që i ka shkaktuar Serbia Kosovës tani qeveria e Kosovës (marioneta e BE-së) ka filluar bisedimet me Serbinë të ashtuquajtura teknike por që do të perfundojnë me ndarjen e Kosovës. Tani kinse janë arritur tre marrëveshje për lëvizjen e lirë, për regjistrat civile dhe njohjen e diplomave. Në shikim të parë ato duken të mira, por brenda tyre ekzistojnë idetë për ndarjen e Kosovës dhe mohim i së drejtës së popullit për vetëvendosje dhe bashkimit me Shqiperinë. Më e keqja është se me këto marreveshje Kosova i njeh Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjen si pjesë të Serbisë e jo si pjesë të Kosovës. Këto janë toka të Shqiperise Etnike dhe i perkasin asaj e jo t’i falen Serbisë nga Kosova vetëm që të arrihen disa marrëveshje të pavlera. Interesimi i qeverisë së Kosovës për bashkim kombëtar me Shqiperinë është zero dhe nuk po guxojnë as t’i përmendin fjalet bashkim kombëtar nga frika dhe trysnia që i bëjnë ndërkombëtaret. E drejta për vetëvendosje nuk duhet t’i mohohet askujt e as Kosovës e cila posa ka dalur nga lufta, luftë të cilën e bëri për t’u çliruar nga okupimi serb dhe me deshirën që të bashkohet me Shqiperinë, dëshirë e cila po i mohohet nga të gjitha shtetet e Evropes të cilat nuk dëshirojnë t’i shohin shqiptaret të forcuar nga frika se do të kerkojnë kthimin e tokave që dikur i përkisnin Shqipërisë. Popullit shqiptar gjithmonë i është mohuar e drejta për vetëvendosje. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë të nënshtruar dhe të sunduar nga Fuqitë e Mëdha. Shumë pjesë të Shpipërisë janë të okupuara nga shtetet fqinje si: Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Këtyre pjesëve iu mohohet bashkimi me shtetin-amë, Shqipërinë. Ashtu si këto pjesët e tjera edhe Kosova që duhej të ishte në shtet i pavarur nga ndikimi i shteteve të tjera e që është nën protektoratin e OKB-së i mohohet bashkimi me Shqipërinë. Kosova është një shtet i posalindur me 95% popullsi shqiptare e që është larg bashkimit me Shqipërinë për shkak se nuk ekziston vullnet i mjaftueshëm i politikanëve për bashkim kombëtar. Tani sytë i kanë drejtuar nga BE-ja e që në kuader të saj janë shtetet që na kanë ndarë në shumë pjesë e që nuk po lejojnë që të bashkohen trojet shqiptare siç ishin në ILIRI. E drejta e vetëvendosjes është e drejtë e të gjithë popujve dhe e të gjitha kombëve prandaj nuk duhet t’i mohohet askujt e sidomos shqiptarëve. Populli shqiptare nuk është i motivuar sa duhet kombëtarisht, se po të ishim të motivuar sa duhet nuk do të mund te na ndalonte askush drejt arritjes së qëllimit tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare.

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) është i vetmi organizim që mundohet për t’i bashkuar trojet shqiptarenjë shtet të vetëm dhe që mundohet ta bind kombin se bashkimi është e vetmja zgjidhje.

*Dërguar nga autorët, anëtarë të Rinisë Demokratike Shqiptare të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)

KOMENTE