Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Hoxhaj: Shqipëria e Madhe një koncept i së kaluarës, do shkojmë në BE
English

Enver Hoxhaj: "Shqipëria e Madhe" një koncept i së kaluarës, do shkojmë në BE

Bruksel, 19 korrik, NOA – Gjatë një interviste për mediat italiane, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pohon se "Shqipëria e Madhe" është një koncept i së kaluarës. I gjendur në Bruksel, gjatë një aktiviteti të Qendrës së Politikës Europiane (EPC), ai ka deklaruar se në Ballkan kjo e tanishmja, është koha e formimit të shteteve, të bazuar në shtetësinë dhe jo në përkatësinë etnike. Dhe të ardhmen, ai e sheh në Bashkimin Evropian, nëse kjo perspektivë nuk duhet t'u mohohet qytetarëve duke i kërkuar të rajonit të kthehet në një mënyrë tjetër.

Pavarësisht nga pavarësia e Kosovës tre vjet më parë, ende dëgjojmë të flitet për "Shqipërinë e Madhe", një zgjidhje që do të çonte në fund të Kosovës dhe shfaqjen e një vendi të ri. Ky është një projekt që mund të ekzistojë? - Ky është një projekt që i pëlqen presidentit serb, Boris Tadiç, i vetmi politikan në Ballkan që e mbështet atë. E vërteta është se Kosova tani është një shtet si të tjerët dhe nuk ekziston çështje shqiptare në axhendën e Prishtinës ose në Shqipëri. Ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan, i përket të kaluarës: që të ekzistojë duhet të jetë e mbështetur nga populli, por ne besojmë se janë vetëm disa grupe të vogla. Për ne, ky është një kapitull i mbyllur. Edhe kushtetuta jonë nuk është e bazuar te përkatësia etnike, edhe pse në parlament, nga 126 deputetë, pjesëtarë të pakicave janë të përfaqësuara të paktën 26.

Në Ballkan, tani një punë e madhe është përqendruar në perspektivën e afrimit me Bashkimin Evropian ...

- Evropa është perspektiva jonë e vetme. Pranimi i Kroacisë ka krijuar një vrull të ri dhe duhet të shfrytëzohet. Por ne kemi nevojë që perspektiva jonë evropiane të jetë e mbështetur, përndryshe nuk e përjashtoj mundësinë që forcat politike nacionaliste të mund të shohin drejt kryeqyteteve të tjera dhe jo në Bruksel. Nga ana jonë, ne e dimë mirë se nuk mund të jemi kandidatë, nëse ne nuk kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë dhe prandaj, kemi filluar një dialog teknik me Serbinë. Unë jam i bindur se në të ardhmen, Kosova, Shqipëria dhe Serbia do të jenë së bashku në Bruksel. Ama për të arritur atje, ne duhet të kalojmë me Beogradin, nga periudha e bashkëpunimit, në atë të pajtimit. Ne do të jemi gati edhe për marrëveshje të tjera, përveç treve që janë nënshkruar javën e kaluar, por nëse ata do të ishin më fleksibël dhe të gatshëm për të punuar mbi bazën e besimit reciprok.

Në këtë mënyrë ama, një pengesë e madhe është vendosur nga fakti se pesë vendet e BE (Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania) nuk e kanë njohur akoma pavarësinë tuaj, e cila bllokon çdo marrëdhënie zyrtare dypalëshe.

- Publiku evropian duhet të mbështesë sa më shumë vendet e rajonit. Pa mbështetjen e fortë dhe një partneritet të vërtetë, ne nuk mund t’ia dalim. Nga ana jonë, ka një punë të fortë për dialogun me BE-në, njerëzit tanë janë të angazhuar shumë për këtë. Kosova sot, e cila u njoh nga 76 shtete në botë, është një shtet si Sllovenia, Kroacia apo Mali i Zi, është kapitulli i fundit në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Por krijimi i shteteve në Ballkan nuk ishte vetëm realizimi i aspiratave të popujve, por është realizuar edhe me misionet e ndërhyrjes së ndryshme nga jashtë. Ka qenë e bukur të shihje se sa shumë janë angazhuar dhjetë vjet më parë ... Në Kosovë mbetet një problem i rëndë krimi i organizuar: lajmi i fundit mbi trafikimin e organeve të serbëve të vrarë gjatë luftës në fillim të viteve ‘90 goditi shumë negativisht. Si e trajtoni ju këtë?

- Qeveria është shumë bashkëpunuese dhe transparente, ne duam qartësi. Unë besoj se misioni i EULEX ka kapacitet dhe njerëzit e duhur për të hetuar dhe shpresoj që rezultatet të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ky rast është përdorur duke abuzuar kundër nesh. Ju keni takuar pak ditë më parë ministri Fratini. Ajo ka qenë e rëndësishme kjo? - Unë kam qenë shumë i impresionuar nga Fratini: BE-ja ka një vizion të vërtetë mbi çështjen ballkanike, ai e di shumë mirë këtë, ka një qasje shumë profesionale. Ne diskutuam jo vetëm për marrëdhëniet midis dy shteteve, duke përfshirë edhe zhvillimin e atyre në mes të dy popujve, me shkëmbime në fushën e kulturës dhe arsimit. Ne jemi shumë mirënjohës për Italinë, ushtrinë e saj dhe politikanët për atë që ata vepruan në dhjetë vitet e fundit dhe ne duam që kjo marrëdhënie të vazhdojnë dhe të zhvillohen. Italia ishte pranë nesh në kohë të vështira, dhe ne duam të vazhdojë të jetë kështu.

Përshtati: n.e/NOA (Marrë nga “Europaquotidiano.it”)

KOMENTE
  • butroja15:38 - 19 Korrik 2011
    A THU I KE NGJAR ATIJ TE CILIT I KE MARR EMRIN [ ISHALLA]DHE ZBATO POROSIT E ATIJ PER CESHTJEN KOMBETARE SE DO TE DO TE JET MIRE.