Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha kampion edhe në not, thyen rekordin e vjetshëm
English

Kryeministri Berisha kampion edhe në not, thyen rekordin e vjetshëm

Dhërmi, 31 gusht 2011, NOA/Irma Toptani – Ditët e nxehta të gushtit e kanë rikthyer kryeministrin Berisha si çdo verë në brigjet e bukura të rivierës shqiptare, dhe pikërisht në plazhin më të afërt të saj, atë të Dhërmiut.

Kryeministri është tejet i vendosur për t’i kaluar pushimet e verës në parajsën joniane, andaj ai edhe këtë vit ka preferuar plazhin e Dhërmiut, për të kaluar disa ditë pushimi me familjen, nipërit dhe mbesat, me të cilët kryeministri është tejet i lidhur siç është çdo gjysh.

Por, pushimet e të parit të qeverisë në plazhin e Dhërmiut nuk kanë lënë pas edhe këtë vit, një nga argëtimet më të preferuara të tij, pasionin e kryeministrit për garat e notit.

Për 66-vjeçarin Berisha garat e notit duan të thonë më shumë se një rekord.

Ashtu si edhe vitin e shkuar shefi i qeverisë ka zhvilluar garën e tij tradicionale me veten, gjatë të cilës theu rekordin e tij të një viti më parë.

Këtë të shtunë ai notoi plot 132 minuta kundrejt 127 minutave të vitit të shkuar, pra pesë minuta më shumë.

Burime nga stafi i kryeministrit thanë se gara nisi në orën 11.00 dhe u mbyll pas 132 minutash, pra në orën 13.12 minuta.

Vëzhguesit e garës bënë me dije se ajo zgjati më shumë se 132 minuta, por vetë kryeministri preferon të deklarojë si kohë noti 132 minutëshin, duke e lënë pjesën tjetër për vitin e ardhshëm.

Kryeministri Berisha nuk mundi dot ta fshehë as këtë vit pasionin e tij dhe rekordin e thyer, pasi mediat në kërkim të lajmeve e kishin zbuluar të vërtetën e garës së sotme.

Zoti Berisha i ka kthyer pushimet në Dhërminjë rit të përvitshëm gjatë stinës së verës. Kjo preferencë e tij për të zgjedhur brigjet shqiptare shkon krahas deklaratave të kryeministrit për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, ndërsa mbetet pa fijen e dyshimit ndër të paktët politikanë shqiptarë që përzgjedh si destinacion potencial për pushimet e verës, rivierën shqiptare.

mit/NOA

KOMENTE
  • Nardi Shembitrasi09:54 - 01 Gusht 2011
    nuk ka ndonje peshkaqen te na lehtesoje dhimbjen....plehrat e mutit e vdiqen popullin fare..
  • Babajoni23:02 - 31 Korrik 2011
    Kete nuk e beson asnje bir nene...ndoshta e beson ndonje bir kurve. Kur do kaloj Otranton e te mos kthehet me ???
  • BIANCA22:28 - 31 Korrik 2011
    ISHALLAH MBETET NE DET SE KOLLAJ TE FLASESH PER TE TJERET PO ESHTE BERE I BABZITUR KUR SHUMICA SKA TE HAJ
  • sotir Labi22:15 - 31 Korrik 2011
    Ishalla ndonje infrakte ta mari kete qelbesire dhe diktator,se shau Enverin,por po ben me keq se ai.Fukaralleku ne kulem dhe kjo bajge jeton ne parajse.
  • Indrit Laboti20:21 - 31 Korrik 2011
    Hallall shteti...............