Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akademikë nga Tirana korrigjojnë enciklopedinë e Maqedonisë, gati rishikimi i tekstit
English

Akademikë nga Tirana korrigjojnë enciklopedinë e Maqedonisë, gati rishikimi i tekstit

E hënë, 1 gusht 2011, NOA/Irma Toptani – Në nismën për të rishikuar tekstin e enciklopedisë maqedonase që përmbante përcaktime fyese për shqiptarët dhe prejardhjen e tyre duke i cilësuar si ‘njerëz mali’ do të përfshihet edhe Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve.

Sipas mediave maqedonase dy akademitë shqiptare dhe maqedonase kanë arritur një marrëveshje për përfshirjen e akademikëve nga Shqipëria në rishikimin e pjesëve të kundërshtuara të enciklopedisë.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në muajin gushtOhër, mes kryetarit të Akademisë maqedonase Georgi Stardelov dhe kryetarit të Akademisë shqiptare Gudar Beqiraj.

Marrëveshja për përfshirjen e akademikëve shqiptarë plotëson edhe dy vendet vakante në grupin e punës për rishikimin e enciklopedisë maqedonase pas tërheqjes prej tij të akademikëve shqiptarë Alajdin Abazi dhe Ramiz Abdyli.

Dy akademikët u dorëhoqën në shenjë pakënaqësie nga vendimi për tërheqjen e botimit të parë të enciklopedisë nga tregu.

Enciklopedia e parë maqedonase e botuar në vitin 2008 ngjalli debate të forta mes radhëve të akademikëve për shkak të përcaktimeve fyese për prejardhjen e shqiptarëve. Përmbajtja e enciklopedisë së parë maqedonase, është kundërshtuar edhe nga profesori maqedonas Vllado Popovski, profesor në Universitetin e Shkupit, i cili shprehu zemërimin e tij lidhur me cilësimet për shqiptarët.

Sipas tij cilësimet që i bëhen shqiptarëve në atë enciklopedi nuk kanë të bëjnë me të vërtetën historike të shqiptarëve.

Profesori maqedonas Vllado Popovski që njihet edhe si një nga ekspertët në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cilësoi asokohe veprimin e Akademisë maqedonase si në kundërshtim me të kaluarën historike të dy popujve, të cilët prej shekujsh jetojnë në fqinjësi të mirë.

mit/NOA

KOMENTE