English

Aksident në Peqin, 4 persona në gjendje të rëndë

Elbasan, 1 gusht 2011, NOA – Një aksident automobilist ka rrezikuar jetën e 4 personave në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Çepanaj.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 4 pjesëtarët e familjes Sula, kur makina me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur, Ludvi Sula 42 vjeç, Finete Sula 38 vjeç, F. Sula 8 vjeç dhe M. Sula 3 vjeç. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Peqinit, por për shkak të gjendjes së rënduar të tyre ata janë nisur drejt spitalit të Elbasanit.

a.q/NOA

KOMENTE
  • piperka22:35 - 01 Gusht 2011
    Me keqe ardhje mar veshte kete lajm,uroj qe te jete i fundit.sherim te shpejte familjes se aksidentuar.