Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hija e Plenumeve në PD
English

Hija e Plenumeve në PD

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që po gjallërohet debati rreth krizës që ka prodhuar kryesia e re në PD. Zëra nga brenda PD, por dhe jashtë saj, po përpiqen të justifikojnë ose të dënojnë atë që ka ndodhur. Nga jashtë strukturave të PD kanë bërë vlerësime racionale ish drejtues të lartë të PD-së, tashmë të përjashtuar nga lufta e bërrylave në PD si Biberaj, Mustafaj apo Gjongecaj, ndërsa nga brenda PD-së dy deputetë të saj, Fatos Hoxha dhe Sokol Olldashi. Tek deklarata e këtyre dy të fundit në një farë mënyre skanohet më qartë ajo çfarë ka ndodhur me menynë e re që Familja i ka ofruar PD-së për kryesi. Hoxha, i cili është një deputet militant i PD-së pa ndonjë post shtetëror dhe i përdorur në çdo betejë politike kundër presidentit apo “kundërshtarëve” të tjerë të brendshëm të PD-së, shprehte një zhgënjim të sinqertë për standardin e ulët moral të kryesisë dhe cilësinë politike të padëshiruar. Për shumëkënd Hoxha është një deputet i sinqertë, i cili përdoret shpesh herë për të qartësuar qëndrime publike të zonjës Topalli dhe militantëve të tjerë të PD-së që i përkasin strukturave tradicionale në PD. Duket që intervista e Hoxhës ka ngjallur një farë shqetësimi dhe Olldashi është përgjigjur menjëherë dje tek një gazetë më e afërt me Lulëzim Bashën, duke mbrojtur në mënyrë konfuze kryesinë e re. Në fillim të intervistës e quan një fitore të madhe kuotimin në kryesi të tij, pastaj kur pyetet pse u përjashtuan nga kryesia themeluesit, e ul rëndësinë e kryesisë dhe thotë nuk ka ndonjë vlerë, kurse në fund kur pyetet për shkakun pse shumë ministra janë jashtë kryesisë, ai thotë se është votuar për militantë të PD-së, ndërsa vetë është një ministër jetëgjatë sa Lulëzim Basha. Konfuzioni nuk e bën atë më pak inteligjent se Fatos Hoxha, por me sa duket e bën më nervoz kur grupi i zonjës Topalli e shikon me dyshimin e njeriut që ka prodhuar listën e kryesisë së PD-së sipas një menyje të ofruar nga dikush tjetër.

Kjo është një hollësi që nuk i vlen publikut pasi është një nga ato skuthllëqet e zakonshme që ndodhin brenda strukturave të PD-së. Në një parti që nuk ka debat politik, në një parti ku thashethemet politike nuk bazohen mbi ide apo mbi personalitete, por mbi faktin se si i ka buzëqeshur Argita tek pritja apo sa herë e ka marrë Shkëlzeni në telefon për ndonjë tender, është e natyrshme që duken të rëndësishme thashetheme të tilla. Por këto nuk vlejnë për publikun. Publiku nuk është shumë i interesuar për cilësinë e kryesisë së PD-së pasi ajo nuk është një institucion që prodhon politikë dhe që ka impakt për politikat e qeverisjes. Kryesia e PD-së ka kuptim vetëm për oborrin e PD-së, maksimumi deri tek Bar Kalaja ku anëtarëve u lejohet të flasin për të. Duke mos qenë një institucion që prodhon politikë, dhe duke mos pasur fuqinë as të mbrojë statutin e Partisë të cilën gjoja drejton, ajo kryesi vlen për të parë nëse Fatos Hoxha është më i mençur se Sokol Olldashi apo ky i fundit është më pak i lirë nga Fatos Hoxha për të thënë atë që shikon apo atë që bën. Duke qenë se ka kaq pak vlerë, në një farë mënyre dhe nuk ja vlen të merresh me të, por vlen ta përdorësh vetëm si standard të rrënimit të partisë në pushtet dhe ngushtimit të rrethit të drejtuesve formal, tek njerëz vulgarë dhe pa personalitet, të cilët të turpërojnë dhe kur je i pari i tyre. Është tjetër gjë të jesh pjesë e një kryesie ku ka intelektualë dhe themelues të PD-së që përbëjnë një sistem vlerash e të dalësh i pari dhe tjetër gjë të udhëheqësh një listë idiotësh nga ata që nuk duhen as në tavolinë dhe të thuash u votova. Unë nuk di ndonjë kryesi partie në botë që të bëjë për shembull anëtar kryesie Drejtorin e Hipotekave, një post tërësisht teknik, po qe se hipotekat nuk do t’i duheshin djalit të kryeministrit për të bllokuar tokat e atyre që nuk ja shesin. Nuk do të bëhet anëtar kryesie një njeri qesharak si prefekti i Tiranës, i cili i thotë akoma kryeministrit nëpër tavolina “Babi i Zenit”. Nuk di ç’kriter është përdorur që është futur në listën fituese Mesila Doda, ish zëdhënëse e qeverive socialiste dhe është lënë jashtë Arben Imami, ish ministër socialist. Nuk di për shembull pse një militant si Strazimiri ngelet gati me vota sa Genc Pollo dhe një kollovar si Aldo Bumçi, i futur me dhunë në PD, futet në kryesi. Të gjitha këto kanë vetëm një shpjegim, shpjegimin që kryesia është diktuar nga Familja si meny dhe tashmë më fajtor ndjehen ata që kanë fituar se ata që kanë ngelur jashtë. Drama e heshtur që po luhet në korridoret e PD-së është pa interes për publikun, por shumë emocionale për ata që po e përjetojnë. Fakti që Berisha e ka ndarë mandatin e këtij Kuvendi në “Plenume” që nuk mbarojnë kurrë deri sa të vijë Kuvendi tjetër, na kujton pak a shumë fillim vitet 70-të kur Enver Hoxha nxirrte armiqtë në tre plenume radhazi dhe Dashnor Mamaqin që ishte i zellshëm në Plenumin e Tretë kundër Beqirit, e dënonte në Plenumin e katërt.

KOMENTE