English

Debuton në Afrikën e Jugut i shumëprituri Asus Eee Pad Slider

Afrikë e Jugut, 2 Gusht NOA - Asus Eee Pad Slider është tableta e shumëpritur me sistem operativ Android që në bazë të skedës së saj teknike mund ta klasifikojmë më një nivel të lartë dhe si rrjedhojë të prezencës së tastierës QWERTY të integruar.

Me një lëvizje që kujton nga afër smartphon-ët si HTC Tytn, Nokia N97 dhe Nokia E7 dhe me një ekran që mund të lëvizë në një modul panoramik.

Do të debutojë çuditërisht në Afrikën e Jugut për një çmim prej 5999 R që i bien rreth 600 euro.

Skeda teknike e Asus Eee Pad Slider përfshin një procesor dual core Nvidia Tegra 2 me 1GHz, Bluetooth, GPS me busull dixhitale, Wi-Fim kamera prej 5 megapiksel në anën e pasme dhe një tjetër 1.2 megapiksel në pjesën frontale për video-chat dhe video-thirrje.

r.b/NOA

KOMENTE