English

Denoncohet në polici, prishi ndërtesën e fqinjes për të ndërtuar pallatin e vet

Vlorë, 2 gusht 2011, NOA- Policia e Vlorës gjatë ditës së djeshme nisi procedimin penal për 46 vjeçarin Krenar Ceno, pasi gjatë kohës që ka qenë duke ndërtuar një pallat në lagjen “1 Maji” ka dëmtuar banesën e shtetases, V. A., 43 vjeç banuese po në këtë lagjen Vlorë.

Mësohet se ndjekja penale ndaj tij ka ardhur pas denoncimit të bërë nga e dëmtuara e cila është ankuar për dëmet e pësuara në banesën e saj duke thënë se ishte prishur një pjesë e konsiderueshme e banesës.

Sakaq nga ana e Prokurorisë nisi hetimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

a.y/NOA

KOMENTE