Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jennifer Lopez bllokon kasetën seksi
English

Jennifer Lopez bllokon kasetën seksi

Los Anxhelos, 2 Gusht NOA - Fansat tashmë nuk mund të shpresojnë të shohin të gjithë sensualitetin e vërtetë të Jennifer Lopez.

Këngëtarja e ka bllokuar përfundimisht ish-bashkëshortin e saj Ojani Noa,i cili e ka kërcënuar me shpërndarjen e imazheve të një filmimi amatorial, që e paraqiste atë në skena seksuale.

Kontea e Los Anxhelos, në një audiencë private, ka ndaluar ish-bashkëshortin e këngëtares për të shpërndarë dhe çdo lloj imazhi tjetër që mund të paraqesë Lopez.

Faktikisht Ojani ishte shprehur i gatshëm për të përdorur 11 orë të filmimeve në ambiente shtëpiake për të krijuar një dokumentar që do të bënte një bujë të madhe në rrjet.

Ai kishte përgatitur dhe titullin “How I Married Jennifer Lopez: The JLo and Ojani Noa Story”.

Jennifer Lopez shumë shpejt dhe e nervozuar nga ky fakt vuri në punë avokatët e saj ligjor dhe duhet theksuar se nuk është hera e parë që i është dashur të luftojë kundrejt ish-bashkëshortit të saj.

r.b/NOA

KOMENTE