English

Juventus, ëndrra Nani tani e realizueshme

Torino, 2 Gusht NOA - Për disa kohë gjurmët e kësaj tratative kishin humbur, por emri i Nanit është rikthyer sërish në shtëpinë e Juventusit.

Paratë e kursyera me Rossin,mund të sjellin goditjen e madhe të merkatos në mesfushën e krahut të majtë tek bardhë e zinjtë.

Talenti portugez gjithmonë ka qenë i preferuar nga drejtuesit e Juves dhe mund të themi se do të ishte si qershia mbi tortë për këtë merkato.

Problemi në këtë tratativë nuk qëndron tek Manchester United, pasi skuadra e Ferguson është e gatshme për ta shitur, por qëndron në kosto: 15 milionë të ofruara kundrejt 20 të kërkuara. Megjithatë me disa tartativa më shumë marrëveshja mund të arrihet.

r.b/NOA

KOMENTE