English

Chelsea gati ofertën për Paton

Londër, 3 Gusht NOA - Thashethemeve të shumta të meraktos së kësaj vere i është shtuar dhe një shumë i ri i cili sërish vjen nga shtypi britanik.

Surpriza vjen pikërisht nga Anglia nga skuadra e Chelsea e cila pritet të jetë në drejtim të Mialnit.

Faktikisht bëhet fjalë për sulmuesin brazilian të kuq e zinjve Alexandre Pato, një lojtar ky tepër i vlerësuar nga tekniku i ri i londinezëve, Boas.

Oferta e “Bluve të Londrës” përfshin rreth 23 milionë euro dhe një zgjedhje mes dy sulmuesve Anelka dhe Kalou.

E vërtetë apo fantazi të tepërta të merkatos, gjithsesi momentalisht braziliani Pato nuk ka ndërmend të lëvizë nga Milano.

r.b/NOA

KOMENTE