Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
DiCaprio-Depp, më të paguarit në Hollivud
English

DiCaprio-Depp, më të paguarit në Hollivud

Kaliforni, 3 Gusht NOA - Leonardo DiCaprio dhe Johnny Depp janë aktorët hollivudainë më të paguar dhe kjo në bazë të një klasifikimi vjetor që bëhet nga revista javore Forbes.

Ylli i Los Anxhelos, protagonist i “Shutter Island” të Scorsese dhe “Inception” i Nolan, ka fituar 77 milionë dollarë (54 milionë euro) mes majit 2010 dhe majit 2011.

Më pak se 50 milionë dollarë (35 milionë euro) kanë arritur të grumbullohen për “Piratët e Karaibeve” të Johnny Depp.

Podiumi plotësohet me aktorin komik Adam Sandler i cili ka zënë vendin e tretë me 40 milionë dollarë (28 milionë euro) duke qëndruar para Will Smith me 36 milionë dollarë (25 milionë euro) dhe Tom Hanks 35 milionë dollarë (24,5 milionë euro).

r.b/NOA

KOMENTE