English

Volers zyrtarisht ambasador i SHBA-ve në Maqedoni

Shkup, 3 gusht 2011, NOA- Diplomati amerikan Pol Volers zyrtarisht është shpallur ambasador i SHBA-ve në Maqedoni, pasi mori besimin e Senatit Amerikan. Nominimi i tij u miratua në seancën plenare të Senatit dhe se me këtë ai fillon zyrtarisht detyrën e kryediplomatit amerikan në Shkup.

Volers ka një përvojë diplomatike në Maqedoni, pasi tre vite më parë ai ka ushtruar detyrën e zëvendës ambasadorit gjatë mandatit të ambasadores amerikane Xhilian Millovanoviç. Ai është vlerësuar si njohës i zhvillimeve në Maqedoni, ndërsa para senatorëve amerikan ka referuar për prioritetet e misionit të tij dhe për çështjet e hapura që mbizotërojnë në Maqedoni, duke nënvizuar kontestin e emrit, sundimi i së drejtës dhe pavarësia e institucioneve.

Volers zëvendëson në këtë detyrë ambasadorin e deritanishëm Filip Riker, i cili përfundoi mandatin muajin e kaluar dhe pritet të ushtrojë detyrën e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan për Europën dhe Euroazinë.

(INA)/NOA

KOMENTE