English

Matt Damon, një tullac i burgosur

SHBA, 4 Gusht NOA - E pamundur për ta njohur. I qethur zero por, gjithmonë me buzëqeshjen e stampuar.

Matt Damon është fotografuar në aeroportin e Vankuverit në Kanada.

Një paraqitje e re? Absolutisht jo,pasi gjithçka është bërë për nevoja xhirimesh të filmit “Elysium”.

Faktikisht do të luajë rolin e një të burgosuri.

Filmi drejtohet nga Neill Blomkamp dhe do të jetë i pranishëm në sallat e kinemasë në SHBA gjatë marsit të vitit 2013. Përkrah Matt do të jetë dhe aktorja që ka fituar çmimin oskar Jodie Foster.

Për momentin drama zhvillohet në një mister por disa thashetheme në internet, është bërë e ditur se ngjarja zhvillohet në të ardhmen e largët në një qytet të panjohur.

Pjesa do të ketë një përmbajtje politike dhe sociale.

r.b/NOA

KOMENTE