Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalen Kings of Leon
English

Ndalen Kings of Leon

SHBA, 4 Gusht NOA - Grupi amerikan Kings of Leon ka anuluar turneun: “Me shumë keqardhje ju njoftojmë se Kings of Leon kanë anuluar turneun e tyre në SHBA, Caleb Followill ka probleme me zërin dhe është i ezauruar. Banda ka pësuar një tronditje, por duhet të ndalojë paksa për ti dhënë fansave shfaqjen e dëshiruar”.

Problemet e Kings of Leon kanë nisur javën e kaluar gjatë koncertit të Dallas, ku Caleb Followill është ankuar për të nxehtin e madh dhe si rrjedhojë i pohoi publikut që po largohej pasi po iu përziente, do të merrte një birrë dhe do të rikthehej sërish.

Diçka e tillë nuk ndodhi pasi ishte vëllai Jared që vazhdoi të qetësonte fansat duke thënë: “Merruni me Caleb, nuk është aspak faji ynë. Nëse keni urrejtje, ju kuptojmë mjaft mirë. Më vjen shumë keq, po të doni shkoni dhe digjni disqet tona”.

Më pas një situatë akoma më e rëndë ndodhi dhe në Houston, ku si rrjedhojë grupi amerikan mori vendimin për të braktisur momentalisht turneun që po zhvillohej.

r.b/NOA

KOMENTE