English

Aksidentohet aktori Rowan Atkinson, i njohur si Mr Been

E premte, 6 gusht 2011, NOA- Aktori Rowan Atkinson i njohur ndryshe si Mr Been, ndodhet aktualisht në spital pasi u përplas me makinën McLaren F1, e cila shkaktoi edhe ndezjen e një zjarri.

Besohet se aktori i famshëm ka pësuar një dëmtim në shpatull kur makina goditi një pemë dhe nja llambë elektrike në afërsi të Peterboroughut.

Thuhet se aksidenti ka ndodhur të enjten mbrëma, ku më pas është parë duke ardhur një ambulancë.

Ai ndodhet i shtruar në spital dhe pritet të dalë së shpejti.

Në të njëjtën kohë në vendin e aksidentit janë parë duke ardhur edhe zjarrfikësit.

Një zëdhënëse për Cambridgeshire Fire, tha se ekipi e solli gjendjen në normalitet në orën 08:13.

Ato e siguruan automjetin duke përdorur një mbështjellës të posaçëm për të shuar zjarrin.

Aktori mban një vend të rëndësishëm në Top Gear pasi ka fituar sfidën e kohës më të shpejtë.

Atkinson, 56 vjeç njihet prej kohësh si një person tepër i pasionuar pas makinave.

a.k/NOA

KOMENTE