Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amy Winehouse, Hollivudi gati filmin për jetën e saj
English

Amy Winehouse, Hollivudi gati filmin për jetën e saj

Kaliforni, 5 Gusht NOA - Nuk kanë kaluar as dy javë nga vdekja e Amy Winehouse dhe Hollivudi është duke menduar të krijojë një film mbi jetën e këngëtares e cila u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare.

Për tu theksuar është se që tani kanë nisur të qarkullojnë emrat e interpretueseve të mundshme për rolin e protagonistes: Keira Knightley, Sienna Miller dhe Scarlett Johannson.

Ndërkohë, në ditët e ardhshme, zëri i Amy do të rikthehet në radio falë duetit me Tony Bennett.

Përshkrimet për filmin vijnë nga një blog britanik shoëbizspy.com që ka cituar burime hollivudiane.

Ky film do të jetë një atribut për jetën e shkurtër por të jashtëzakonshme të artistes britanike, që nga karriera e deri tek momentet e fundit dramatike të jetës së saj,

Një burim anonim hollivudian ka bërë të ditur se më e favorizuara për të luajtur rolin e këngëtares është aktorja Keira Knightley.

r.b/NOA

KOMENTE