Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2011 > Lajmet e datës 5 Gusht 2011
 

Elbasan, shkrumbohet teatri ‘Skampa”, arrestohen atë e bir

Elbasan, 5 gusht 2011, NOA – Një ditë pas shkrumbimit nga zjarri të teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit policia e qytetit ka arrestuar dy persona të dyshuar si shkaktarë të tij. Burime nga policia e Elbasanit i thanë korrespondentit të agjencisë NOA se dy të arrestuarit janë at e bir, të cilët po punonin me një bombol gazi në çatinë e teatrit “Skampa”.

Dy personat janë akuzohen për shkatërrim të pronës përmes zjarrit.

Ngjarja e pasdites së djeshme është cilësuar si një tragjedi për qytetin e Elbasanit, pasi teatri 79-vjeçar, i ndërtuar në vitin 1932 kishte shënjuar një pjesë të rëndësishme të historisë së qytetit, por jo vetëm.

Flakët e zjarrit përpinë me shpejtësi pasditen e të enjtes teatrin ‘Skampa’ duke shkrumbuar skenën e tij dhe mjediset e teatrit.

Kryebashkiaku i qytetit Qazim Sejdini e cilësoi ngjarjen tejet të rëndë për kujtesën e elbasanasve, ndërkohë që akuzoi zjarrfikësit se nuk ndërhynë në kohë për shuarjen e flakëve.

Sejdini bëri me dije se teatri ishte i siguruar nga një firmë sigurimesh, andaj ai premtoi se do të rindërtohet sërish brenda pak vitesh.

Zjarri i fuqishëm që tronditi qytetarët elbasanas të enjten shkaktoi dëme të konsiderueshme në godinën e teatrit “Skampa”, dëme që sipas kryebashkiakut arrijnë në vlerën 1.5 milionë dollarë.

mit/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Toni Sinani 13:30 - 05 Gusht 2011
    po si e gjetet qe ishin at e bir i bet analizen e adn_s kaq shpet...?
  • Toni Sinani 13:20 - 05 Gusht 2011
    11