Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mal i Zi, pranga serbit me shtetësi shqiptare, plagosi 2 të rinj
English

Mal i Zi, pranga serbit me shtetësi shqiptare, plagosi 2 të rinj

Podgoricë, 5 gusht 2011, NOA - Policia e Malit të Zi ka njoftuar për arrestimin e Marinko Boshkoviç, 44 vjeçari, me përkatësi etnike serbe dhe shtetësi shqiptare.

Ai u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar fizikisht dy të rinj shqiptar Ilir Berisha dhe Rrustem Gashi.

Boshkoviç në rrëfimin e tij para trupit gjykues ka thënë se kishte sulmuar dhe prerë me thikë dy të rinjtë shqiptarë, pasi që ata kishin hyrë në shtëpinë e tij. Mirëpo, gjykata dëshminë e tij e ka vlerësuar si jo të saktë, pasi faktet e siguruara nga vendi i ngjarjes nuk janë përputhur me tregimin e tij.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA, dy të rinjtë kanë marrë lëndime të rënda trupore. 28 vjeçari Rrustem Gashi është goditur me thikë në gjoks dhe veshkë, ndërsa Berisha 18 vjeç është prerë në fytyrë, gjunjë dhe duar. Ata në përleshjen fizike me sulmuesin, kanë arritur që të shmangen dhe të braktisin vendin e ngjarjes.

a.q/NOA/INA

KOMENTE