English

Rritje rekord për Google +, më shumë se 25 milionë përdorues

SHBA, 5 Gusht NOA - Rrjeti i ri social i cili është krijuar nga gjigandët e Google dhe mban emrin Google+, ka arritur një shifër të përdoruesve të saj në kuotën e 25 milionë të tillë.

Në këtë mënyrë ky sit ka arritur të shënojë një rekord të ri dhe kjo për sa i përket shpejtësisë me të cilën është rritur numri i përdoruesve të saj.

Të dhanë janë demonstruar dhe lançuar nga comScore.

Google+, i cili ka nisur funksionimin e tij në fund të muajit qershor, ka arritur numrin e 25 milionë vizitorëve unikë, që do të thotë më shumë se një milion të tillë në vetëm një ditë.

Në të kundërt, Facebook i është dashur një periudhë 3 vjeçare për të arritur kuotën e 25 milionë vizitorëve, ndërsa Twitter në më pak se 30 muaj.

r.b/NOA

KOMENTE