English

Acer Iconia Tab A100, gati në shtator

Tajvan, 6 Gusht NOA - Acer Iconia Tab A100 do të jetë tableta e re me sistem operativ Android 3.2 Honeycomb që do të mbajë premtimet duke u bërë e mundshme për tu blerë shtatorin e ardhshëm.

Konfirmimet zyrtare vijnë pikërisht nga shoqëria tajvaneze që ka premtuar për shtatorin laçnimin e saj me një çmim tepër interesant prej 299 euro.

Tableta e re Iconia Tab do të ketë një ekran 7 polësh me rezolucion 1.024×600 piksel, procesor NVIDIA Tegra 250 Dual Core me RAM 512 MB, fotokamera 5 megapiksel dhe ueb kamera 2 megapiksel.

Do të ketë të mundshme dhe slote për të zgjeruar memorien, një bateri 1510 mAh, Bluetooth dhe Wi-fi.

r.b/NOA

KOMENTE