Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aleanca KuqeZi në Velipojë: Regjistrimi të bëhet me standardin grek
English

Aleanca KuqeZi në Velipojë: Regjistrimi të bëhet me standardin grek

Velipojë, 6 Gusht 2011 NOA - Aleanca KuqeZi mbërriti ditën e sotme në plazhin e Velipojës, ku prezantoi kërkesat e saj për kundërshtimin e procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.

Qindra të rinj ishin të pranishëm në mbështetje të kësaj nisme popullore të Aleancës KuqeZi, të cilët zhvilluan edhe një tubim duke mbajtur në duar parulla kundër regjistrimit etnik, proces i cili është parashikuar të nisë në vend në Tetor të këtij viti.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, z. Julian Kola, u shpreh në një deklaratë për shtyp se AK kërkon të bëhet regjistrimi në zbatim të standarteve europiane. Regjistrimi i popullsisë të bëhet sipas standartit grek, pasi Greqia, shtet anëtar i BE sapo ka realizuar këtë proces duke mos zhvilluar asnjë pyetje mbi etninë e fenë.

Në vazhdën e saj të ndjekjes së iniciativave ligjore e kushtetuese, Aleanca KuqeZi prezantoi gjithashtu nismën më të re ligjore për ndryshimin e toponimeve në vend. Kjo nismë ka në thelb ç`sllavizmin e emrave të qyteteve. Velipojë vjen nga sllavishtja dhe në shqip do të thotë “fusha e madhe”.

Aleanca KuqeZi i bën apel Akademisë së Shkencave të studiojë toponimet për vendosjen e emrave shqip. Vetë Greqia ka ndryshuar të gjithë ligjin për toponimet. Fshatrat e qytetet e vendit duhet të emërohen në gjuhën tonë kombëtare.

e.t/NOA

KOMENTE