Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE, e zhgënjyer nga veprimet e Izraelit
English

BE, e zhgënjyer nga veprimet e Izraelit

Bruksel, 6 gusht, NOA - Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka shprehur zhgënjimin e bllokut me veprimet e Izraelit, i cili ka vazhduar ndërtimin e 900 shtëpive të reja në Jerusalemin lindor.

“Bashkimi Evropian ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që Qeveria e Izraelit t’iu japë fund të gjitha aktiviteteve ndërtimore në Bregun Perëndimor, përfshirë dhe Jerusalemin lindor. Të gjitha këto aktivitete janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e zonjës Eshton.

Izraeli e ka okupuar Jerusalemin Lindor, ku gjenden vende të shenjta për hebrenj, të krishterë dhe myslimanë, në luftën e vitit 1967. Ai pretendon se i gjithë qyteti është i tij.

NOA/RFE

KOMENTE