Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berluskoni: Rrisim koston e huasë, balancim buxheti deri në 2013-tën
English

Berluskoni: Rrisim koston e huasë, balancim buxheti deri në 2013-tën

Romë, 6 gusht 2011, NOA - Me rritjen e kostos së huasë, Italia thotë se do të balancojë buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar.

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni tha se qeveria do të përpiqet të fitojë miratimin për një amendament kushtetues për balancimin e buxhetit të saj vjetor.

Deklarata e zotit Berluskoni erdhi në fund të një jave, gjatë së cilës interesat e bonove të thasarit u ngritën ndjeshëm, duke e shtuar kështu frikën e investitorëve se Italia mund të detyrohet t’i bashkohet Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar borxhet.

Indekset e bursave evropiane ranë ndjeshëm dje për shkak të frikës se qeveritë e mbytura nga borxhet të Italisë dhe Spanjës, ekonomitë e treta dhe të katërta më të mëdha, përbëjnë kërcënim për Euron, monedhën e përbashkët të 17 vendeve të kontinentit.

Ndërkaq, Presidenti Barak Obama foli në telefon dje me Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel rreth zhvillimeve më të fundit në krizën e eurozonës. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhet se përshëndet udhëheqjen e të dy vendeve në trajtimin e sfidave që ndjesh ekonomia evropiane.

a.q/NOA/Ansa

KOMENTE