Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Premtimi i dytë i gënjeshtërt
English

Premtimi i dytë i gënjeshtërt

Nga Anila Basha

Unë aty e kam hallin, te hipoteka e shtëpisë. Më pëlqeu ai premtimi i kryebashkiakut Lulzim Basha për marrjen e hipotekave brenda 15 nëntorit.

Nga fushata, nuk dëgjova asgjë tjetër dhe këtë premtim të kryetarit, e kam përmendur dhe shkruar edhe njëherë tjetër sepse është një problem i madh për shumë familje në kryeqytetin shqiptar.

Unë kam besim se kryetari i ri i bashkisë do na rregullojë sheshin “Skënderbej”, por më shumë kisha besim se në datën 15 nëntor do të kisha në dorë hipotekën. Sepse kështu më premtoi kryebashkiaku. Dreqi e mori, kam pesë vjet që pres të marr në dorë një copë letër dhe më ka zënë ankthi se askush nuk të kthen përgjigje, as pronari, as ish-bashkia e Ramës, as avokati, askush…Dhe sapo kryebashkiaku ma premtoi atë hipotekë, u bëra me krahë, a thua se po ma jepte në dorë këtë copë letër, vetë Lulzim Basha.

Por ja tek jemi tani. Lulzimi që e premtoi, u zgjodh kryetar bashkie, dhe unë jam në pritje të datës 15 nëntor. Duke qenë buzë detit po lexoja intervistën që ai kish dhënë për televizionet dhe e zbardhur pothuajse në tërë median e shkruar. E gjeta pyetjen për hipotekat e shtëpive, por më “ra pika” kur lexova përgjigjen. Ja si thotë kryetari i Bashkisë: “Çështja e hipotekave është shumë komplekse. Në dy rrafshe. E para sepse është ndarë mes bashkisë dhe institucioneve të tjera, por kur bashkia është zanafilla e problemit, do marrë përgjegjësitë e saj”. Po citoj vetëm këtë se e lexova dhe e rilexova dhe më pas kryebashkiaku flet për plane veprimi, afate të reja kohore (të ndryshme nga 15 nëntori), flet për strategji, për kontrolle, shkresa, dokumente, protokollime, verifikime…..Uf, sa shumë. Sic thotë Artan Lame, këta zyrtarët e shtetit, kur nuk duan të bëjnë ndonjë punë, shpikin strategjira…Dhe përfundimisht, gjeta një tjetër premtim, se Basha ka thënë se procesi do të mbyllet për 6 muaj, dhe grupi i punës (!!!!) që është ngritur në bashki për këtë problem do të përcaktojë edhe kategoritë, dhe më pas do të dëgjohen ndërtuesit, do të bëhen akte ligjore bashkiake, më pas do të bëhen vendime qeverie, apo edhe ligje….pra kishte kaq shumë gjëra në kokë kryebashkiaku i ri për problemin e hipotekave, saqë ishte shumë e vështirë që hipoteka ime të më bjerë në dorë në datën 15 nëntor.

Po pse nuk na e sqaroi hallin kështu xhanëm në kohën që bënte premtimet në fushatën për tu zgjedhur kryebashkiak? I ra shkurt Lulzim Basha se kishte shumë premtime për të bërë dhe nuk mund të zgjatej me cështje apo procedura burokratike…

M’u prishën pushimet… M’u prish dhe humori. Eshtë premtimi i dytë për të cilin më gënjen kryebashkiaku. Të parin na e bëri publik për cështjen e Piramidës kur tha se nuk donte të prishej kur parlamenti nuk kishte miratuar ende një ligj. E tani që kishte ligj, duhet të prishej. Dhe e dyta, më gënjeu me hipotekën time që do ta merrja brenda 15 nëntorit. Tani, kë duhet të besojmë? Ish kandidatin, apo kryetarin? E vështire, nuk është i besueshëm as i pari, as i dyti, edhe pse flasim për të njëjtin njeri.

KOMENTE